Shala: Zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia – prioritetet e mia

Zgjedhjet lokale 2017 September 29, 2017 - 22:48

Qazim Shala, kandidat për kryetar të Mitrovicës nga NISMA për Kosovën, ka thënë se po u zgjodh për të drejtuar qytetin do të punojë shumë në zhvillimin ekonimik, modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për rininë.

“Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, modernizimi i infrastrukturës, zhvillimi i sektorit për rini dhe sport, mbrojtja dhe zgjerimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, janë pritoritetet e mia”.

“Planin tim ekonomik e kam ndarë në dy pjesë: atë të qytetit dhe atë të fshatrave. Në qytet do të punohet në rregullimin e shtratit të lumit Ibër, në ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave, në ndërtimin e ngrohtores, të një vendparkimi dhe në rregullimin e infrastrukturës”. /klankosova.tv

Të rekomanduara