Kamberi: Vendimi im i parë do të jetë largimi i taksave për biznese

Zgjedhjet lokale 2017 September 29, 2017 - 22:51

Vendimi i parë i kandidatit të LDK-së, Safet Kamberi, në qoftë se zgjidhet kryetar i komunës së Mitrovicës, do të jetë largimi i taksave për biznese.

Këtë e ka deklaruar vetë kandidati, përderisa ka thënë që mbledhja e këtyre taksave ka filluar si pasojë e rritjes së borxhit publik gjatë qeverisjes paraprake.

Tutje Kamberi ka thënë që zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet i programit të tij qeverisës, me ç’rast edhe ka dhënë disa premtime për këtë fushë.

“Do ta themeloj këshillin për projekte kapitale të cilat gjenerojnë vende pune. Do të krijojmë ambient të sigurt për investitorët e huaj. Do të merremi me zonën e lirë ekonomike, që është një projekt i rëndësishëm, duke sjellë investime të kompanive serioze nga Japonia” deklaroi Kamberi, njofton Klan Kosova.

Të rekomanduara