Bekim Jupa: 'Vllaznimi' është zemra e Gjakovës

Zgjedhjet lokale 2017 October 12, 2017 - 20:38

“Vllaznimi” është zemra e Gjakovës. Kështu ka thënë Bekim Jupa, kandidat i PDK-së për asamblenë komunale të Gjakovës, pas takimit me përfaqësues të klubit të basketbollit “Vllaznimi” nga Gjakova.

“Sonte së bashku me kryetarin e degës njëheresh deputet në Parlamentin e Kosovës Hajdar Beqa, vizituam klubin e basketbollit Vllaznimi, ku u zotova para basketbollistëve dhe trajnerëve që me rastin e zgjedhjes sime anëtar në Kuvendin Komunal të Gjakovës, do të angazhohem për dyfishimin e subvencioneve Komunale për sportin Gjakovar dhe në veçanti për klubin emblematik të qytetit të Gjakovës Vllaznimin. Njëherit prezantuam para sportistëve programin e PDK-së për sektorin e sportit, planet investive për ndërtimin e stadionit të ri të qytetit si dhe fushave ndihmëse të hapura dhe të mbyllura me qëllim të plotësimit të kushteve elementare për zhvillmin e sporteve në Komunën e Gjakovës” ka thënë Jupa.

Ai po ashtu gjatë ditës ka pasur edhe shuma takime tjera të ndara me qytetare të kësja komune të cilët atij po i ofrojnë përkrahje që ai të jetë zëri tyre në asamblene komunale të Gjakovës.

Image
Image
Të rekomanduara