Kabineti i ri qeveritar PDK-LDK

Kabineti i ri qeveritar PDK-LDK

Aktuale dhjetor 07, 2014 - 21:05

Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq me qeverinë e vendit për herë të parë pasluftës.

Kryetari i saj do të jetë shef i ekzekutivit.

Kryeministri i deritashëm, Hashim Thaci, do të jetë zëvendës i tij. Njëherazi, kryetari i PDK-së do të jetë edhe ministër i Jashtëm.

Partia e tij mund ta jap edhe një zv/kryeministër tjetër. Edita tahiri mund të mbetet në postin që e pati. por, kjo pritet të vendoset nesër, sikur që pritet të merret vesh nëse në kësi posti do të vendoset edhe

Muhamet Mustafa i LDK-së.

Hajredin Kuci mbetet aty ku është, ministër i Drejtësisë.

Enver Hoxhaj do të jetë ministër për dialog me Serbinë.

Bekim Collaku, këshilltar i deritashëm i kryeministrit në largim, HashimThaçi, do të udhëheq dikasterin e integrimeve.

Arsim Bajrami është zgjedhur të jetë njeriu i PDK-së që do të menaxhojë dikasterin që ka emrin e tij, Arsimin.

Shefi i deritashëm i kulturës, Memli Krasniqi, kalon në ministrinë e ambientit dhe planifikimit hapësinor.

Blerand Stavileci mund të mos ndryshojë zyrë, por deri nesër mund të ndodh që dikush tjetër nga PDK të jetë shef i Bujqësisë.

Ministria e fundit që i takon PDK-së, ajo e zhvillimit Ekonomik, pritet se do të vazhdohet të jenë nën menazhimin e BEsim Beqajt, ndonëse edhe një emër tejtër është duke u lakuar për këtë pozitë.

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Abdullah Hoti do të kujdeset për financa, si ministër i LDK-së.

Hikmete Bajrami është shefe e re e Tregtisë dhe Industrisë.

Teuta Sahatqija është përmendur si ministre e shëndetësisë, por deri nesër ky emër mund të ndryshojë.

Me punët e brendshme do të udhëheq Haki Demolli.

Në postin e të parit të minsitrisë së kulturës pritet të ulet njëri nga dy kandidatët e LDK-së, Ismet Beqiri ose KUjtim Shala.

Si për këtë ministri, ashtu edhe për atë të Infrastrukturës, LDK nuk ka vendosur ende. Njëri nga kandidatët është Lutfi Zharku.

Nga radhët e pakicave serbe mësohet se Aleksandar Jabllanoviq pritet të jetë minstër i Kthimit.

Lista me këta emra i është dërguar edhe tri ambasadave që kanë qenë pjesë e garancisë për arritjen e marrëveshjes PDK-LDK.