Vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes një sinjal i madh për Maqedoninë

Vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes një sinjal i madh për Maqedoninë

Aktuale shtator 13, 2018 - 16:50
Lexo tjera detaje

Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes James Mattis në Maqedoni, që duhet të realizohet këtë fundjavë, është një sinjal i madh se të gjitha këto procese janë të rëndësishme për Uashingtonin, sepse interesi i përgjithshëm i Uashingtonit për Ballkanin është stabiliteti dhe të mos ketë probleme të reja në rajon, deklaroi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov pas takimit me kolegun e tij nga Republika e Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Lidhur me vizitat intensive të diplomatëve të shquar evropianë dhe botërorë në Maqedoni para referendumit të ardhshëm, Dimitrov tha se bota ka parë vendosmëri tek Maqedonia që të përballet me problemet. t'i mbyllë së bashku me fqinjët dhe të niset përpara dhe kjo, tha, është në bazën e mbështetjes së fuqishme diplomatike.

"Në botë për momentin ka pak zgjidhje të problemeve të mëdha. Ky është problemi që neve na ka mbajtur të mbyllur dhe mbrapa për tre dekada dhe që këtu ky është shansi jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin dhe për tërë Evropën që të mbyllet një çështje. të bëhet avancim dhe hap drejt prosperitetit dhe ndaj stabilitetit para së gjithash për ne, por edhe për tërë rajonin", tha Dimitrov.

Lidhur me komentet e fundit në mediume se për referendumin e parë për pavarësi në vitin 1991 nuk ka pasur aq vizita të diplomatëve të huaj, Dimitrov tha se nëse ka pasur, me siguri Maqedonia nuk do të priste dy vjet nga referendumi deri në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.