
Opozita kritikon buxhetin për vitin 2019
Aktuale
dhjetor 07, 2018 - 11:58
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
Deputetët në opozitë edhe sot kanë vazhduar me kritikat e tyre ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019, raporton “Zëri.info”.
LEXO EDHE: Sejdiu: Qeveria po e sheh buxhetin si diçka të vetën
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagaci tha se buxheti nuk ka ndikim në arritjen e objektivave të shtimit të cilësisë në arsim.
Sipas saj, Kosova shpenzon shumë pak në arsim.
Ndërsa, Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se edhe ai do të kishte dashur që Kosova të ketë më shumë buxhet për të gjithë sektorët se sa ka tani./ZËRI/