Isufi: Specialja do të dështojë

Isufi: Specialja do të dështojë

Aktuale dhjetor 08, 2018 - 19:51
Lexo detajet

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili njëherësh është edhe deputet i AAK-së, është shprehur i vendosur se Gjykata Speciale do të dështojë, pasi lufta e UÇK-së ka qenë plotësisht e pastër, shkruan gazeta “Zëri”.

“Çdo tendencë për t’ia ulur vlerën UÇK-së do të jetë e kotë. Qyshkur është formuar Gjykata Speciale është parë që është me motive politike. Prandaj çdo tendencë për të pasur një sulm ndaj UÇK-së do të përballet me të drejtën dhe me të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë. Prandaj nëse duhet të zbulohen krimet duhet të kërkohen në Beograd dhe në Serbi”, ka deklaruar ai.

Meqë sipas Isufit asnjë gjykatë nuk ka mundur t’ia ulë vlerën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri më tash edhe Specialja do të përfundojë sikurse gjykatat e tjera.   /ZËRI

LEXO EDHE: Blakaj: Aktakuzat e para, në fillim të 2019-s