Kongresisti amerikan për Kosovën dhe Serbinë: SHBA-të duan marrëveshje paqeje

Kongresisti amerikan për Kosovën dhe Serbinë: SHBA-të duan marrëveshje paqeje

Aktuale dhjetor 08, 2018 - 20:28
Lexo detajet

Interesi i SHBA-ve është që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të përfundojë me një marrëveshje paqeje dhe të mos sjellë prapa konfliktin e viteve të 90-ta.

Kështu tha sot kongresisti amerikan, Emanuel Cleaver, i cili shtoi se një marrëveshje paqeje, do të ishte shumë e rëndësishme për përspektivën euroatlantike të të dy vendeve, transmeton lajmi.net.

“Përpjekjet për paqë janë të nevojshme për të dy vendet. Të dy shtetet duhet të bëjnë më shumë për përspektivën euroatlantike”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Gjuriq: Çfarëdo mase e re nga Kosova kundër Serbisë do ta shtynte situatën drejt kolapsit

Sipas tij, Kosova dhe Serbia mund të jetojnë në paqe të përhershme.

Kongresisti amerikan po ashtu tha se përveq me Kosovën, SHBA-të janë të interesuar që të mbajnë raporte të mira edhe me shtetin serb, dhe se këto marrëdhënie duhet të intensifikohen në bashkëpunim ekonomik.

Deklaratat e kongresistit amerikan vijnë në një periudhe kur SHBA-të kanë dalur haptazi në përkrahje të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kjo pas deklaratave të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.