A do të shkojë ushtria e Kosovës në veri?

A do të shkojë ushtria e Kosovës në veri?

Aktuale dhjetor 08, 2018 - 21:43
Lexo detajet

Sikur ATK, e pafuqishme në veri nuk do të jetë edhe ushtria e Kosovës.

Njohës të çështjeve të sigurisë, janë të bindur se me kalimin e tre-projektligjeve për Forcën e Sigurisë, kjo trup do ta ketë mbështetjen ndërkombëtare për veprim në gjithë territorin e vendit, njofton Klan Kosova.

Ish- komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati thotë se nuk do të ketë kufizime për zbarkimet brenda territorit të Kosovës.

“Ka pasur shumë dilema se a do të mund të shkojnë në veri apo jug, pavarësisht kësaj ajo mund të shkojë aty ku kërkohet nga institucionet e Kosovës”, thotë ai.

Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se kjo çështje mund të ketë rrjedhur si pasojë e temës për shkëmbime territorial.

Tri projektligjet për FSK-në pritet që të votohen më 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

LEXO EDHE: Haradinaj: Po formojmë ushtri me standarde të NATO-së