Banorët e Mitrovicës Jugore nuk i ka shqetësuar aspak prezenca e Cecës

Banorët e Mitrovicës Jugore nuk i ka shqetësuar aspak prezenca e Cecës

Aktuale dhjetor 08, 2018 - 22:21
Lexo detajet!

Ani pse në pjesën veriore u mbajt koncert nga gruaja e kriminelit serbe, Ceca në jug nuk u ndje aspak fryma e koncertit të saj, i cili duket të jetë më shumë politik se sa artistik.
Kjo e shtunë për banorët këtu ishte e zakonshme.

Megjithatë qytetarët e konsideruan si provokim ardhjen e saj këtu.

E disa të tjerë as nuk e njihnin madje këngëtaren serbe.

Ardhja e Cecës në Kosovë nga organizatorët e Koncertit u tha të jetë si reagim ndaj taksës së 100 për qindëshit që Qeveria e Kosovës ka vënë për Serbinë.

Ajo madje zhvilloi aksione e takime përkitazi kësaj çështje. T7