Thaçi: Ushtria e Kosovës, jetësim i sakrificës shekullore

Aktuale December 14, 2018 - 09:22
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Sot, Kosova shënon ditë historike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak orë para transformimit të FSK-së në ushtri kujton sakrificën e popullit për të jetësuar këtë moment.

Ai ka publikuar një fotografi të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës me mbi shkrim Ushtria e Kosovës.

Mes tjerash presidenti Thaçi shkruan: Ushtria e Kosovës është jetësim i sakrificës shekullore të popullit tonë.