Rikthehen tanket e KFOR-it tek ura në Mitrovicë

Aktuale December 14, 2018 - 09:40
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Forca të shtuara të KFOR-it austriak me tanket e tyre pas një kohe të gjatë janë stacionuar sërish afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

LEXO EDHE: Policia e Kosovës jep detaje për gjendjen në veri të Mitrovicës

Ata janë stacionuar para pak çastesh në këtë vend dhe po qëndrojnë nga ana jugore e urës, ndërsa nga cepi verior përveç policisë nuk vërehen ushtarë dhe as makineri e KFOR-it.