Zbutet Bërnabiç, kohë më parë kërcënonte me luftë, tani fletë ndryshe

Aktuale December 14, 2018 - 11:59
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç vetëm disa ditë më parë kishte kërcënuar edhe me ndërhyrje ushtarake nëse votohet formimi i ushtrisë së Kosovës, ndërsa tani fjalët e saj janë zbutur, transmeton Zeri.info.

Ajo ka deklaruar se pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë në Kosovës, duke aluduar në themelimin e ushtrisë së Kosovës, Serbia do të qëndrojë në të njëjtën rrugë të paqes dhe stabilitetit.

LEXO EDHE; Këngëtarët e njohur sjellin premierën e këngës 'Ushtria e Kosovës'

Ajo ka vlerësuar se pa stabilitet në rajon, nuk ka as stabilitet dhe as të ardhme edhe në Serbi.

“Duhet ndërtuar të ardhmen dhe jo të ngrisim barriera”, ka thënë ajo, duke ndryshuar rrënjësisht nga deklarata e vetëm një jave më parë kur thoshte se opsioni i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, është opsion i mundur./ZERI