Mesazhi i ambasadorit amerikan pas votimit të ushtrisë

Aktuale December 14, 2018 - 12:04
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kalimin e tri ligjeve finale që e shndërrojnë FSK-në në Forcë të Armatosur e ka përshëndetur edhe ambasadori amerikan, Philipp Kosnett.

Ai në Tëitter ka shkruajtur se tani më shumë se kurrë duhet të punohet me komunitete dhe të koordinohet me NATO-n, transmeton Zeri.info

"Tani, më shumë se kurrë, qeveria e Kosovës duhet të punojë me komunitetet pakicë dhe të koordinohet ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s, pasi ajo fillon tranzicionin dhjetëvjeçar të forcave të saj të sigurisë. SHBA do të jenë me ju", ka shkruar ai më Twitter./ZERI