Thaçi në ditën e ushtrisë mendon për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale December 14, 2018 - 12:32
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për media pas votimit pro ushtrisë së Kosovës ka uruar të gjithë për mbështetjen dhënë këtij procesi përfshirë kështu edhe aleatët ndërkombëtarë. Por në këtë konferencë ai ka përmënuar edhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, raporton “Zëri.info”.

“Duhet t`i kthehemi dialogut Kosovë- Serbi që do të sjellë përfundimisht largimin e Serbisë nga Kosova”, ka thënë Thaçi pas formimit të ushtrisë. .

Po ashtu ai ka falënderuar edhe miqtë dhe përkrahësit ndërkombëtar për ushtrinë e Kosovës.

 “Falënderoj të gjithë miqtë ndërkombëtarë për besimin ndaj Kosovës dhe ky vendim do të jetë në shërbim të të gjithëve, të paqes dhe të ardhmes euroatlantike”, ka thënë ai./ZËRI