New York Times shkruan se me Ushtrinë, Kosova po e shpërfill NATO-n

Aktuale December 14, 2018 - 12:43
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
Votimin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të armatosur që ka mandat për mbrojtjen e vendit, Neë York Times në titull e ka quajtur shpërfillje për NATO-n dhe Serbinë.
 
“Parlamenti i Kosovës të premten ka miratuar me shumicë dërrmuese formimin e një ushtrie nga forcat e saj të sigurisë, një lëvizje të kundërshtuar ashpër nga NATO-ja dhe Serbisë fqinje, e cila tha se kjo ushtri do të kërcënonte paqen në rajonin e Ballkanit të shkatërruar nga lufta”, shkruan gazeta, transmeton “Zeri.info”.
 
Mediumi tutje citon mbështetjen e formimit të kësaj ushtrie nga ShBA-ja, më konkretisht nga ambasadori Kosnett; shqetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg që ushtria u bë pavarësisht vërejtjeve të NATO-s dhe qëndrimin e kryeministres serbe Bërnabiç që kjo është kundër përpjekjeve për stabilitet në Ballkanin të cilin ajo e ka quajtur të paqëndrueshëm.
 
Kujtojmë se më herët për ushtrinë e Kosovës kishte shkruajtur edhe Associated Press dhe medie të tjera me kredibilitet të lartë në botë./ZERI/
Image