E papritur: Mogherini cakton takim urgjent me liderët e Ballkanit Perëndimor

Aktuale December 14, 2018 - 13:36

Shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini, më 19 dhjetor do të organizoj një takim në Bruksel, ku do të mbledh liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur Komisioni Evropian, transmeton Zeri.info.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një drekë pune mes Mogherinit dhe liderëve të Ballkanit. Pritet që në këtë takim të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçi, ai i Kosovës Hashim Thaçi, i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ai i Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama./ZERI