Për çfarë po përgatitet Vuçiq pas vizitës së forcave speciale serbë, pritet një vendim!

Aktuale December 14, 2018 - 13:59
Lexo detajet!

Aleksandar Vuçiq është duke i vizituar forcat speciale të ushtrisë së Serbisë në lokacione të ndryshme në vend.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke i vizituar forcat speciale të ushtrisë së Serbisë në lokacione të ndryshme në vend.

Mediat serbe raportojnë se komandanti suprem i ushtrisë serbe së shpejti do të marrë një vendim të rëndësishëm për gjendjen aktuale në Kosovë, pas formimit të ushtrisë.

Sipas burimeve të mediave serbe, ushtria e Serbisë i ka shfaqur gatishmëri të plotë Vuçiqit për të përmbushur çdo urdhër të tij, dhe se janë duke e monitoruar gjendjen në veri të Kosovës.

Parlamenti i Kosovës sot votoi transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të armatosur.