Gjuriq: Kush i bashkohet Ushtrisë së Kosovës, do të dënohet me burg të rëndë

Aktuale December 14, 2018 - 14:11
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Me një letër drejtuar opinionit në përgjithësi, i ashtuquajturi shefi i zyrës serbe në Kosovë, Marko Gjuriq, i ka ftuar të gjithë banorët e Kosovës që ta injorojnë Ushtrinë e Kosovës dhe mos të bëhen pjesë të saj, transmeton Zeri.info.

“I ftoj të gjithë qytetarët, shqiptarë, serbë dhe të tjerë, që mos t’i bashkohen radhëve të formacionit të armatosur ilegal dhe okupues, të ashtuquajtur Ushtria e Kosovës. Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Serbisë, dënohet me dënime të ashpra me shumë vite burg. Organet e shërbimit të sigurisë së Serbisë, e kanë për detyrë të zbulojnë identitetin e personave që i bashkohen Ushtrisë së Kosovës dhe t’i arrestojnë ata sapo të jetë e mundur, ndërsa zyrtarët ligjorë, e kanë për detyrë t’i nxjerrin këta persona para drejtësisë dhe t’i dënojnë dhe i largojnë nga detyrat e tyre", ka thënë Gjuriq./ZERI