Hoti: Platformë për dialogun është Kushtetuta

Aktuale December 15, 2018 - 16:19
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që platforma e vetme për dialogun është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, transmeton “zëri.info”.

Këtë koment Hoti e ka bërë në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka përmendur edhe dy pika tjera.

LEXO EDHE: Nagavci për PSD-në: Tradhtia është e vështirë veç herën e parë

Ky është postimi i plotë i tij:

1. Platforme per dialogun eshte Kushtetuta e Republike se Kosoves.

2. Ekipi negociator eshte qeveria legjitime, qe perfaqeson shumicen e qytetareve.

3. Opozita e ka rolin e pakontestueshem mbikeqyres dhe korrektues te qeverise.

Cdo format tjeter i zhvillimit te dialogut eshte i demshem per shtetin e Kosoves dhe sigurisht se nuk do te kete sukses, pervec se do te bleje kohe per disa qe kane nevoje te shtyejne llogaridhenien e tyre para qytetateve ne zgjedhje te lira e demokratike. /ZËRI