‘Edhe Kadri Veseli në aksion për t`i bërë votat për rezolutën’

Aktuale December 15, 2018 - 18:03
Lexo detajet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar për seancën e sotme të Kuvendit e ku pritet të votohet për miratimin e rezolutës së propozuar nga PSD-ja për dialogun me Serbinë, raporton “zëri.info”.

Haxhiu ka postuar një fotografi të Veselit e ku shihet duke folur në telefon. Me këtë rast Haxhiu ka thënë që ai është në aksion të mbledhjes së votave për rezolutën.

LEXO EDHE: Veseli për Aljazeera: Serbia nuk duhet të ndërhyj në politikën e brendshme të Kosovës

“Edhe Kadri Veseli në aksion për t'i bërë votat për rezolutën. Kjo flet më shumë se gjithçka tjetër! Mos qofshim në lëkurën e atyre që ikën nga VV për t'ja bërë argatin Thaçit”, ka shkruar Haxhiu. /Zëri.

Image