Shpërthen Sami Kurteshi, Ramën e quan tradhtar, e Thaçin një kriminel

Shpërthen Sami Kurteshi, Ramën e quan tradhtar, e Thaçin një kriminel

Aktuale janar 10, 2019 - 23:48
Lexo detajet!

Akuza të rënda dhe banale në drejtim të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka lëshuar sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, duke i quajtur gomar dhe tradhtar.

Kurteshi e ka quajtur Ramën si tradhtar dhe gomar, duke thënë se ministrat në Qeverinë e Rama, duke u lidhur me emrin e Gent Cakajt i dërgon Baton Haxhiu, për të cilën thotë se është spiun.

Ndërkaq, sipas Kurteshit Hashim Thaçi është një kriminel, i cili përmes Haxhiut dërgon tek Rama, i cili është një tradhtar dhe gomar.

Postimi i plotë i Kurteshit:

Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar! Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit. Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar.

Kujtojmë se Sami Kurteshi dikur ishte edhe Avokat i Popullit.