Haradinaj flet për taksën dhe dialogun me Serbinë
Foto: Laura Hasani

Haradinaj flet për taksën dhe dialogun me Serbinë

Aktuale janar 11, 2019 - 13:11
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk ka koment për qëndrimet e Serbisë dhe BE-së ndaj dialogut por se sipas tij Kosova çdo here ka humbur në proceset me Serbinë duke mos vendosur kushte, raporton Zëri.info.

“Ne kemi vazhduar të pranojmë trupa pa jetë në kufi të Serbisë dhe kurrë asnjë certifikatë Kosova se ka marrë se si kanë vdekur ata njerëz por megjithatë Kosova është ulur në tavolinë të bisedojë”, ka thënë Haradinaj.

LEXO EDHE: Haradinaj: Është i mundur shkarkimi i Rikalos

Ai tha se Kosovës i janë bërë shume padrejtësi dhe se deri sa nuk është njohja në tavolinë do të vazhdojmë kështu.

“Lidershipi në Kosovë ka dhënë mjaft prova për racionalitet, Kosova është ulur në tavolinë pa kushte por nuk ka dhënë rezultat qëllimi është konsolidimin i brendshëm i Kosovës dhe opozita duhet ta shqyrtojë rolin e vetë që ka në dialog”, tha Haradinaj.

Ai i bëri thirrje opozitës të punojnë bashkë sepse pavarësisht luftës për pushtet brenda Kosovës, jashtë saj përfaqësohemi bashkë./Zëri