Hamza e Tahiri përplasen për mallrat që kanë hyrë në Kosovë para vendosjes së taksës

Hamza e Tahiri përplasen për mallrat që kanë hyrë në Kosovë para vendosjes së taksës

Aktuale janar 11, 2019 - 13:16
Lexo detajet!

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se mallrat që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës para vendosjes së masës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovia kanë mbetur të pa cdoganuara dhe ky vendim nuk e prek taksen, raporton Zëri.info.

“Kemi bërë konsulta edhe me ministrin e financave dhe drejtorin e doganave, ditën kur kemi marr vendim për masën 100% kanë ekzistuar mallra që kanë hy në Kosovë por kanë qenë të padoganuara, ato mallra janë të pa cdoganuara dhe sipërmarrësve ju duhet të paguajnë dyfishin. Për bindjen time ky nuk e prek vendimin dhe unë ju kisha lut që ta kryejmë sepse ky veprim nuk vjen ndesh me taksën” tha Haradinaj.

Mirëpo Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kërkoi analizim të kësaj çështjeje sepse sipas tij mund të krijojë hapësirë për keqpërdorime.

“Propozim vendimin për lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së taksës prej 100%  duhet të analizohet mire edhe nga Ministria e Tregtisë mendoj qe nuk duhet të hiqet sepse është gabim. Hapim mundësi për keqpërdorime të reja, Si shtet duhet ta marrim koston përsipër dhe mos të zmbrapsemi deri sa të arrihet qëllimi ynë politik për të cilën e kemi marrë.

Ne nuk kemi marrë për bazë analiza as asgjë  kur e kemi vendosur taksën, është vendim politik dhe mendoj që duhet të mbesë i tillë”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka kërkuar nga Bedri Hamza të tregojë se sa është sasia e mallit që ka hyrë në Kosovë.

Mirëpo Hamza ka thënë se nuk ka të dhëna sepse nuk është kërkuar nga ai të vijë në mbledhje me këto informacione.

“Masa është vendosur mbi bazën e akcizës dhe nuk ka qenë kjo taksë e doganës. Besoj që zyra ligjore këtë rast ajo e doganës është e obliguar ta respektojë legjislacionin sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Taksa nuk është vendosur në bazë të ligjit të doganave të Kosovës. Nga unë nuk është kërkuar të dihet sa është sasia e këtij malli qe ka hyrë pa doganim”, ka thënë Hamza./Zëri