Kështu e quan LDK-ja takimin e thirrur nga Veseli për dialogun

Kështu e quan LDK-ja takimin e thirrur nga Veseli për dialogun

Aktuale janar 11, 2019 - 20:32
Lexo tjera detaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka ftuar sërish partitë opozitare dhe krerët e institucioneve në takimin e radhës dakordues rreth dialogut me Serbinë.

Në takimin i cili është thirrur për të hënën janë ftuar Presidenti, Kryeministri, Ekipi Negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare LDK dhe VV.

Pavarësisht kësaj, LDK dhe VV do ta bojkotojnë sërish këtë takim.

LEXO EDHE: Kjo është përgjigja e LVV-së për ftesën e Kadri Veselit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto takime janë vetëm farsë e asgjë tjetër.

“Nuk shoh asnjë arsye për të marrë pjesë në një takim të tillë që është veç farsë e asgjë tjetër. z.Veseli përfaqëson partinë e dytë në Kuvend për nga numri i deputetëve, dhe nuk mund të pretendojë të marrë as rol unifikues e as udhëheqës”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje deputeti Rexhep Selimi ka thënë për "Zërin", se nuk do të marrin pjesë në këtë takim madje për tema të thilla thotë se nuk do t'i përgjigjen askujt nga pushteti./ZËRI