Pas tensioneve për Gent Cakajn, Rama flet për raportet me Kurtin

Pas tensioneve për Gent Cakajn, Rama flet për raportet me Kurtin

Aktuale janar 11, 2019 - 23:00
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me raportet e tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin pas tensioneve të krijuar lidhur me propozimin e tij emërimin e Gent Cakajt në postin e kryediplomatit shqiptar.

Rama në një intervistë në TV Klan ka deklaruar se raportet e tij me Kurtin janë të afërta dhe janë të hapura, megjithatë nuk komentuar deklaratën e VV-së e cila emërimin e Cakajt e quante të gabuar nga Rama.

LEXO EDHE: Deda flet për mosdekretimin e ministrit nga Kosova, Gent Cakaj

“Unë kam një raport të afërt dhe kemi shkëmbime shumë intensive dhe të hapura”, ka deklaruar Rama.

Ajo përmes një komunikate zyrtare deklaronte se Cakaj kishte qenë ish anëtar i VV-së dhe se sipas tyre ishte kundër qëndrimeve të Shqipërisë.