Shpend Ahmeti : Lugina e Preshevës do të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Shpend Ahmeti : Lugina e Preshevës do të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale janar 12, 2019 - 15:08
Lexo tjera detaje

Bashkëdrejtuesi i delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti ka deklaruar se të drejtat e qytetarëve të Luginës së Preshevës do të jenë pjesë e procesit të dialogut me Serbinë.

« Ata duhen të jenë pjesë e zgjidhjes, nëse duam paqe afatgjate dhe stabilitet », ka thënë Ahmeti në një intervistë për të përditshmen beogradase « Danas ». 

Duke e shprehur kënaqësinë e tij me takimin e parë të delegacionit shtetëror me zyrtarët e Brukselit, kryetari i Partisë Socialdemokrate ka thënë se njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO janë parimet e Republikës së Kosovës për një marrëveshje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.