Në cilin muaj Thaçi do të përballet me Specialen, sipas gazetarit Kajtazi?

Në cilin muaj Thaçi do të përballet me Specialen, sipas gazetarit Kajtazi?

Aktuale janar 14, 2019 - 21:50
Lexo Detajet

Gazetari Vehbi Kajtazi ka paralajmëruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të përballet brenda pak muajsh me Gjykatën Speciale në Hagë.

Kajtazi ka thënë në T7, se mendon se krimet më të mëdha në Kosovë kanë ndodhur pas luftës.

Ai ka vlerësuar se nëse s’do të akuzohet Thaçi nga Specialja, atëherë kjo gjykatë s’do të ketë kuptim.

“Pres që z. Thaçi të akuzohet, dhe pres që nga muaji mars ai të udhëtojë në Hagë”, ka deklaruar ai.

“Në mars mund të intervistohet”, është shprehur Kajtazi.

Sipas tij, Thaçi pritet të merret në pyetje për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), për strukturat e tjera të dala prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat kanë qenë aktive.

“Kemi pasur Ministri të Rendit, kemi pasur Polici Ushtarake”, ka thënë Kajtazi.

Ai ka thënë se Thaçi pritet të merret në pyetje për raste konkrete të incidenteve të vrasjeve të njerëzve – por edhe për vrasje në tentative e për sulme, shumica e të cilave kanë ndodhur pas luftës.

Kajtazi ka përmendur rastet e Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarit, Gani Gecit, Adem Salihajt, Agim Veliut, Ejup Visokës, Shaban Mujës e Ismet Rracit.