Përfundon intervistimi i Sabahajdin Cenës, ja detajet
Foto: Laura Hasani

Përfundon intervistimi i Sabahajdin Cenës, ja detajet

Aktuale janar 14, 2019 - 22:09
Lexo Detajet

Pas afër dhjetë orësh intervistim në zyret e EULEX-it, ka dalur nga aty tani ish- anëtari i Zonës operative të Pashtrikut gjatë luftës së UÇK-së, Sabahajdin Cena.

Klan Kosova ka përcjellur vazhdimisht këtë ngjarje që nga momenti i paraqitjes së Cenës pranë zyreve të EULEX e deri tek përfundimi i intervistimit të tij derisa aktualisht ai ka ndaluar për pushim në njërën nga kafeteritë në Fushë Kosovë.

Sabahudin Cena është parë i shoqëruar edhe nga avokati i tij Mahmut Halimi.

Sabahudin Cena është paraqitur sot në EULEX që nga ora 13:30-të.

Ai është në listë që brenda këtyre ditëve të intervistohet nga Gjykata e Hagës.

Por avokati i tij Mahmut Halimi i ka thënë Klan Kosovës se nuk dihet saktë ora se kur do të thirret.

Image