Haziri ‘godet’ Limajn e Ahmetin për dialog

Haziri ‘godet’ Limajn e Ahmetin për dialog

Aktuale janar 15, 2019 - 21:49
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për negociatat e radhës mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që supozohet se do të çojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë  në televizionin T7, Haziri ka minimizuar rolin e ekipit shtetëror për dialogun, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ai ka thënë se ekipi negociator, që udhëhiqet nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të ketë vetëm rol mbështetës.

Sipas Hazirit, dialogun do të vazhdojë ta udhëheqë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Negociator kryesor është presidenti, të tjerët janë ekipe mbështetëse”.