Në këtë komunë në shumicën e shkollave ka filluar mësimi

Në këtë komunë në shumicën e shkollave ka filluar mësimi

Aktuale janar 22, 2019 - 09:45
Lexo Detajet

Komuna e Deçanit nuk po e përfill vazhdimin e grevës nga SBASHK-u.

Shkollat nëpër fshatra dhe shumica e atyre në qytet kanë filluar procesin mësimor, njofton Klan Kosova

Rreth kësaj  ka folur Dafina Cacaj, shefe e kabinetit të kryetarit.

LEXO EDHE: Masivizohen grevat në Kosovë

“Rreth 80% e shkollave kanë filluar procesin mësimor, nëpër fshatra kanë filluar të gjitha e në qytet shumica nga shkollat”, ka thënë Cacaj.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme disa shkolla në Deçan kanë mbajtur 2 ose 3 orë mësimore por përsëri i janë bashkuar grevës.