Hoti i kujton Qeverisë marrëveshjen me SBASHK-un, jep zgjidhjen për grevën në arsim

Hoti i kujton Qeverisë marrëveshjen me SBASHK-un, jep zgjidhjen për grevën në arsim

Aktuale janar 22, 2019 - 10:58
Lexo Detajet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti,  ia ka rikujtuar Qeverisë Haradinaj nënshkrimin e marrëveshjes me SBASHK-un kur e kishin koalicionin PAN e cila do t’i garantonte mësimdhënësve rritje të pagave për 30 %. Ai këto i ka quajtur mashtrime elektorale.

Hoti i cili ishte edhe ministrër i Financave e ka dhënë edhe zgjidhjen e tij për problemin në fjalë. Ai ka shkruar në Facebook se qeveria duhet të anulojë dyfishimin e pagës për vete si dhe Projektligji i pagave duhet të tërhiqet dhe rishkruhet, transmeton zeri.info.

“Zgjidhja është e thjeshtë:

1. Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete,

2. Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë", ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

">http://