Përfundon takimi i Ekipit Negociator, Limaj jep një lajm të madh

Përfundon takimi i Ekipit Negociator, Limaj jep një lajm të madh

Aktuale shkurt 11, 2019 - 18:08
Lexo Detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është deklaruar pas përfundimit të takimit të sotëm të Ekipit Negociator.

Në cilësinë e bashkëkryesuesit të këtij ekipi, Fatmir Limaj tha se nesër me shumë gjasë pritet të finalizohet Platforma për Dialogun ku sipas tij pritet që gjatë kësaj jave të dërgohet në Kuvend për shqyrtim, njofton Klan Kossova.

”Delegacioni vazhdimisht ka takime të përditshme të punës. Do të ketë takim edhe nesër”.

”Shpresoj që të arrijmë nesër edhe pasnesër ta finalizojmë platformën, nëse jo nesër me shumë gjasë pasnesër”.

”Sot kemi punuar shumë dhe pritet që së shpejti ta dërgojmë këtë platformë në Kuvend”.

”Edhe nesër paradite dhe pasdite do të punojmë”.

”Se a do të arrijmë të përfundojmë sigurt neser nuk mund të themi”.