Behgjet Pacolli editorial për 'EURACTIV': BE-ja duhet t’i lejojë Kosovës udhëtimin pa viza

Behgjet Pacolli editorial për 'EURACTIV': BE-ja duhet t’i lejojë Kosovës udhëtimin pa viza

Aktuale shkurt 12, 2019 - 18:05
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Platforma mediatike evropiane “EURACTIV” e specializuar në botimin online të artikujve që fokusohen në politikëbërjen evropiane, e ka botuar të martën një editorial të Behgjet Pacollit, në të cilin ai ofron argumente bindëse se pse Kosova e meriton lëvizjen e lirë pa viza.

Bashkimi Evropian përfundimisht duhet të përmbush premtimin e tij të përsëritur për të dhënë udhëtimin pa viza për Kosovën, thotë Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, raporton EUROCTIV, transmeton Zeri.info

Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë, të gjithë mund të udhëtojnë në Evropë pa viza. Vendi im, Kosova, mbetet e vetmja demokraci evropiane, shtetasit e të cilës janë të privuar nga kjo e drejtë, transmeton "Zëri.Info".

Ne jemi ende të ballafaquar me situatën e turpshme për të pasur nevojë të aplikojmë për një vizë (një proces i kushtueshëm dhe që kërkon kohë) vetëm për të shkuar në pushime ose për të vizituar të afërmit. Përfitimet e një regjimi të liberalizuar të vizave janë të konsiderueshme - nxitjen e partneriteteve ekonomike, promovimin e kontakteve ndër-kulturore, përmirësimin e shkëmbimit profesional dhe arsimor dhe madje edhe ndihmën për të shtypur rolin e kontrabandistëve të njerëzve, shërbimet e të cilëve nuk do të kërkohen më. Ç'është më e rëndësishmja, parimet prapa liberalizimit të vizave janë ato që Bashkimi Evropian i thekson si vlerat e tyre më të çmuara; sinqeriteti, drejtësia dhe uniteti.

Ne tashmë kemi qenë të duruar, duke parë qytetarët e të gjitha vendeve fqinje të Kosovës të cilat kanë fituar të drejtën për të udhëtuar lirshëm në zonën Shengen për një periudhë deri në 90 ditë. Duke pasur parasysh se 84% e kosovarëve mendojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë për vendin e tyre, BE-ja nuk duhet t’i lejojë vetës të armiqësojë popullsinë tonë entuziaste. Ka kriza të mjaftueshme në Evropë për të rrezikuar krijimin e një krize të re.

Kohët e fundit kam vizituar Berlinin dhe shumë kryeqytete të tjera të BE-së për të lobuar për dhënien e udhëtimit pa viza shtetasve të Kosovës dhe për të shpjeguar për përfitimet e një vendimi të tillë. Ishte inkurajuese që kolegu im Michael Roth, ministri gjerman për Evropën, na mbështeti fuqimisht, transmeton "Zëri.Info".

e Kosovës me BE-në janë strategjike për ne, ashtu si Ballkani është një rajon strategjik për BE-në. Kjo është një mundësi që BE-ja të tregojë udhëheqjen globale duke e ofruar atë para-oborrit të saj të menjëhershëm. Kosova dhe Ballkani janë një provë për besueshmërinë e BE-së dhe për pozitën e saj ndërkombëtare.

që po u bëj thirrje udhëheqësve evropianë të vërtetojnë rekomandimet pozitive të bëra nga Komisioni Evropian më 18 korrik të vitit të kaluar dhe të miratuara nga Parlamenti i BE-së, duke konfirmuar se të gjitha kërkesat e parashtruara ishin përmbushur. E vetmja gjë që mbetet është që Këshilli i Evropës të miratojë propozimin e Komisionit, për t'i dhënë fund trajtimit të padrejtë që na është nënshtruar.

Ne dëgjojmë se disa shtete anëtare kanë shqetësime në lidhje me migracionin e parregullt dhe se votat negative të deputetëve nga Franca, Hollanda dhe Qipro përfaqësojnë qëndrimet e mbajtura nga popullata e tyre.

Megjithatë, siç dëshmojnë votat pozitive në Komision dhe Parlament, Kosova ka vënë në zbatim kornizat e nevojshme për t'u marrë me këtë çështje dhe shumë të tjera. Pa dyshim, në secilën nga këto faza, kërkesat janë plotësuar. Ky proces, i cili filloi në vitin 2012, është marrë seriozisht nga të gjithë partnerët. Kemi arritur 95 standardet që kanë të bëjnë me migracionin, menaxhimin e kufijve dhe sigurinë dhe të drejtat themelore. Kohët e fundit, Komisioni vuri në dukje “performancën më të mirë të regjistruar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Ne tani duhet të kapërcejmë pengesën përfundimtare. Kam besim se zëri ynë do të dëgjohet, pasi BE-ja e di që me liberalizimin e vizave nga Këshilli Evropian do të përfitojmë të gjithë ne. Veçanërisht të rinjtë e Kosovës, të cilët përbëjnë 60% të popullsisë. Për këta kosovarë, e ardhmja evropiane është e vetmja që ata mund të parashikojnë, dhe e vetmja që ata dëshirojnë. Vonesa e mëtejshme e vendimit nuk është në interesin e BE-së, pasi do të dëmtonte seriozisht besueshmërinë e premtimeve të saj.

Ne e vlerësojmë se me zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe një ndryshim në krye të Komisionit, si dhe me zgjedhje të shumta parlamentare nëpër shtetet anëtare, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në krye të axhendës. Megjithatë, kjo nuk është një justifikim mjaftueshëm i mirë - shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin parasysh aspiratat e atyre vendeve jashtë, duke kërkuar, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ruajtur optimizmin për atë që BE-ja mund të ofrojë.

Shtetet anëtare nuk duhet të lejojnë që një frikë e ndjenjës populiste të kontrollojë vendimet e tyre kur përparimi legjitim është bërë nga evropianët meritor. Për më tepër, migrimi i parregullt është një shqetësim për të gjithë ne – për të cilin mund të punojmë së bashku - dhe që nuk ndërlidhet me qytetarët që i binden ligjit dhe që dëshirojnë të zgjerojnë horizontin e tyre në të gjithë kontinentin në të cilin e shohin veten të jenë pjesë e tij.

Shumë deputetë kanë shprehur mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave dhe i kërkuan Këshillit të ndërmarrë hapa aktivë për të miratuar përfundimin e saj. Kjo mbështetje është shumë e vlerësuar, por për të arritur pragun e krijuar, ne kemi nevojë për vetë politikanët kombëtar që t’i bashkohen thirrjeve dhe të pranojnë se ne kemi punuar pa u lodhur për të përmbushur të gjitha 
kriteret e nevojshme. Tani është koha për të bërë gjënë e duhur dhe të drejtë duke i shpërblyer këto përpjekje. Pasi të jetë bërë një premtim, ai duhet të respektohet./Redaktoi dhe përktheu Sefer Xhema