Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Aktuale February 17, 2019 - 09:11
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve”, ka shkruar ai.

Kosova është shpallur shteti pavarur më 17 shkurt 2018 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e lexoi ish-kryeministri, Hashim Thaçi.

Deklarata e Pavarësisë u miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku munguan vetëm deputetët e komunitete serb.

Në shënimin e kësaj dite, sot janë paraparë të mbahen disa aktivitete shtetërore.