Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Aktuale February 19, 2019 - 20:52
Lexo detajet

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga Komuna e Rahovecit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK’së në këtë komunë, e cila ka njoftuar se Gashi do të intervistohet ditën e nesërme.

Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK’së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë ishte formuar edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Isuf Gashi është invalid i luftës i cili u plagos rëndë në vitin 1998.