Arrestohet një person në aeroport, dërgohet në burgun e Dubravës

Arrestohet një person në aeroport, dërgohet në burgun e Dubravës

Aktuale shkurt 20, 2019 - 09:50
Lexoni detajet e fundit

Policia e Kosovës në bazë të një urdhëresë së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës, transmeton Indeksonline.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar një mashkull i cili ishte ekstraduar nga një shtet jashtë Kosovës dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit burgun e Dubravës”,thuhet në raportin e Policisë.