Lista Serbe takohen me ambasadorin Kosnett, kërkohet heqja e taksës

Lista Serbe takohen me ambasadorin Kosnett, kërkohet heqja e taksës

Aktuale mars 15, 2019 - 17:40
Lexo tjera detaje

Një delegacion i Listës Serbe është takuar sot në Prishtinë me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet.

Goran Rakiq dhe Igor Simiq nga Lista Serbe ishin të pranishëm në takim me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett

Sipas asaj që shkruhet në Tanjug, të dyja palët janë pajtuar që taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë duhet të shfuqizohet dhe të vazhdojë dialogu mes dy vendeve.

Gjithashtu, thuhet se me anë të veprimeve të njëanshme dhe të dhunshme nuk mund të zgjidhet problemi midis dy vendeve.

Mësohet se në takimin e ambasadorit Kosnett dhe përfaqësuesve të subjektit politik serb në Kosovë është diskutuar për situatën e tanishme në Kosovë.

Vlen të theksohet fakti se që nga vendimi për taksën 100 për qind, Lista Serbe bojkoton Kuvendin e Kosovës dhe të 4 kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje.