Bombardimet e NATO-s, Pacolli: Serbia ende beson se Kosova është një punë e lënë në gjysmë

Bombardimet e NATO-s, Pacolli: Serbia ende beson se Kosova është një punë e lënë në gjysmë

Aktuale mars 24, 2019 - 16:31
Lexoni detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe në Kosovë, ka thënë se e gjithë kjo ndodhi për shkak se bota nuk mund ta lejonte gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas tij, që nga ai moment NATO është akronimi më i përzemërt për shqiptarët pas atij të UÇK-së.

Ai thotë se Kosovë do t’i jetë përherë falënderuese NATO-s.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

NATO është akronimi më i përzemërt për shqiptarët pas akronimit UÇK-së. Sulmet e NATO-së në hapësirat e ish Jugosllavisë, dhe veçanarisht mbi Serbi, bënë të mundur ndaljen e një makinerie primitive shfarosëse, tè udhëhequr nga një regjim kriminal. SHBA-të dhe vendet tjera anëtare të Aleancës, nuk mund të lejonin që ekzistenca e një populli paqedashës, i gatshëm të sakrifikoj gjithëçka për liri dhe pavarësi. Bota demokratike nuk mund të lejonte serbët, të vazhdonin të fyenin vlerat e civilizimit dhe dinjitetin njerëzor. Edhe sot e kësaj dite, pas 20 viteve, dallimi mes Serbise dhe vendeve tjera në rajon është ai, që sikurse themelimi i NATO-së, ne investojmë në ushtri në funksion të ruajtjes së paqës dhe përkrahjes së vlerave njerëzore, përdersia Serbia investon duke besuar se atë çfarë kishte nisur me Slloveni, Kroaci, BeH, Kosovë, është një ‘punë’ e lënë në gjysmë!
Përjetësisht me NATO, përjetësisht mirënjohes dhe falenderues!