E konfirmon Ramiz Kelmendi, punëtorja që këputi dorën punon në 'ETC' në Mal të Zi

E konfirmon Ramiz Kelmendi, punëtorja që këputi dorën punon në 'ETC' në Mal të Zi

Aktuale April 16, 2019 - 10:00
Lexo Detajet

Pronari i Kompanisë ELKOS, Ramiz Kelmendi e ka konfirmuar se një punëtore e rrjetit të maketeve të ETC-së  ka këputur dorën përderisa ishte në punë.

Ai për gazetën inFokus ka thënë që ky rast ka ndodhur në ETC në Mal të Zi.

“Rasti ka ndodhur në Mal të Zi  dhe jo në Kosovë, organet gjegjëse janë duke marrë më rastin”, ka thënë Kelmendi.

Në video shihet se punëtorja derisa ishte duke punuar në sektorin e mishit, e këput dorën.

Në ndihmë i del një koleg i saj, derisa gjaku shpërndahet nëpër tokë.

Kujdes! Pamje të rënda!