Thaçi: Presidenti Trump është përkrahës i marrëveshjes Kosovë – Serbi

Thaçi: Presidenti Trump është përkrahës i marrëveshjes Kosovë – Serbi

Aktuale April 16, 2019 - 22:18
Lexo tjera detaje

Një numër i shteteve anëtare të BE-së – Greqia, Spanja, Rumania dhe Qipro, ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth qasjes së shtetit amerikan ndaj procesit të dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ndonëse e pranon se ka një përçarje midis disa anëtarëve të BE-së, e ku bëhet fjalë për pesë vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet, presidenti Thaçi tha për Independent se uniteti ndërkombëtar do të ndihmonte me të vërtetë dialogun për të arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila do të përshpejtonte këtë proces.

Presidenti amerikan Donald Trump, shkruan Independent, ka shfaqur interes në këtë çështje, duke i kërkuar të dyja palët që të vazhdojnë negociatat.

“Skeptikët kanë thënë se Trump nuk do të kujdesej për Ballkanin,” thotë Thaçi. “Në fakt ai ka qenë shumë i vëmendshëm, shumë mbështetës, por me të vërtetë po ndjek politikat e presidentëve të tjerë mbi Kosovën dhe Ballkanin, Bushin e vjetër dhe të riun, Clinton dhe Obama. Trump ka dërguar dy letra në dy muaj, si për mua dhe për presidentin Vuçiq të Serbisë, me një mesazh shumë të qartë për të arritur një marrëveshje këtë vit”.