Haradinaj thotë se AAK e ka mposhtur LVV, reagon partia e Kurtit

Haradinaj thotë se AAK e ka mposhtur LVV, reagon partia e Kurtit

Aktuale April 18, 2019 - 15:27
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar që partia e tij e ka mposhtur Lëvizjen “Vetëvendosje”.

I pari ekzekutivit gjatë ditës së sotme ka pohuar që ka informata nga burime të sigurta ndërkombëtare që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  e ka kaluar Lëvizjen Vetëvendosje në sondazhet e e realizuara nga kompanitë kredibile.

“Kam informata serioze se AAK e ka kaluar Vetëvendosjen. E kam informatën nga kompani relevante ndërkombëtare se AAK e ka kaluar me besim VV”, ka thënë Haradinaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi  nga LVV-ja. Nënkryetarja e kësaj partie Fatmire Mullhaxha-Kollçaku në një deklaratë dhënë për gazetën “Zëri”, ka pohuar se beson fuqishëm që LVV-ja ende prinë si parti e parë në vend.

Sipas saj populli është i dëshpëruar me keqqeverisjen “Haradinaj”, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e Haradinajt që kjo parti ka mbetur pas AAK-së.

LEXO EDHE: Haradinaj: AAK e ka kaluar Lëvizjen Vetëvendosje me mbështetje popullore

“Me bindje të plotë mund ti them që bazuar në besimin e qytetarëve dhe në të gjitha ato tubimet që jemi duke i zhvilluar dhe pakënaqësinë e madhe që po e shprehin qytetarët lidhur me këtë qeverisje aktuale unë mendoj që e vërteta është që nuk besoj që si parti jemi pas dikujt”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Nënkryetarja e VV-së pohoi se është e bindur që VV-ja do të dal partia e parë në zgjedhjet e ardhshme e që sipas saj krejt kjo është arritur falë punës dhe angazhimit të partisë në krye me Albin Kurtin.

“E them me bindje të plotë që lëvizja Vetëvendosje do të radhitet e para në zgjedhjet e ardhshme prandaj çdokush le ti bëj llogaritë e veta mirëpo unë mendoj që ata janë shumë subjektiv dhe të vërtetat janë shumë ndryshe dhe më vjen mirë që e vërteta është ajo çfarë unë e pashë dhe jam shumë optimiste dhe ndjej keqardhje për situatën e rëndë në Kosovë për shkak të kësaj keqqeverisje mirëpo ajo çfarë është e mirë në gjithë këtë është përkrahja për politikat e VV-së në krye me Albinin”, ka thënë ajo. /ZËRI