Largimi i qytetarëve nga Kosova mund të ndikojë në vendimmarrjen për viza

Largimi i qytetarëve nga Kosova mund të ndikojë në vendimmarrjen për viza

Aktuale prill 18, 2019 - 16:22
Lajmet e fundit nga vendi!

Ndonëse janë bërë nëntë vjet prejse krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë nisur premtimet për liberalizim, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen. Madje zotimet nëntëvjeçare të liderëve kosovarë mund të mos jetësohen as përgjatë këtij viti, pavarësisht faktit që pushtetarët e tanishëm kohët e fundit si datë optimale për heqjen e vizave e kanë përmendur muajin qershor 2019, shkruan Gazeta "Zëri". 

Gjersa ka folur rreth emigrimit masiv të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, Rreze Hoxha ka thënë se parimisht emigrimi legal është mënyrë e rregullt, e cila mund të kontrollohet nga shtetet të cilat miratojnë kërkesat për viza karshi nevojave të tyre.

Mirëpo, emigrimi si tërësi sipas saj është shpërfaqje e gjendjes aktuale socio-ekonomike e politike në Kosovë, e cila pasqyron pakënaqësinë e qytetarëve. Ndaj një gjë e tillë sipas saj mund të ndikojë edhe te shtetet që marrin vendim për liberalizimin.

“Perceptimi i vullnetit të qytetarëve për të emigruar mund të ketë ndikim në shtete të caktuara, të cilat vendosin për procesin e heqjes së liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë ajo për "Zërin". 

Kurse Demush Shasha ka vlerësuar se çështja e emigrimit dhe ajo e liberalizimit nuk janë detyrimisht të ndërlidhura mes vete. /ZERI