Kreu i LDK’së reagon pas tragjedive të sotme në Kosovë

Kreu i LDK’së reagon pas tragjedive të sotme në Kosovë

Aktuale April 22, 2019 - 22:32
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për ngjarjet e sotme, rastin e vrasjes së trefishtë në Prishtinë dhe shembjen e Hotel Adriatikut në Mitrovicë.

Mustafa, përmes një komunikate, ka thënë se  është  tronditur nga lajmi për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

“Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve për vdekjen e tre anëtarëve të familjes”, ka thënë Mustafa.

“Poashtu, më ka tronditur lajmi për shembjen e një pjese të Hotel Adriatikut, një ndër objektet më të vjetra në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast një djalë i ri ka mbetur nën gërmadha”.

“Nga informatat që kemi nga Mitrovica, po bëhet një angazhim i madh i të gjithë qytetarëve që ai të gjendet sa më parë. Lutemi që organet të bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar jetën e tij. Me këtë rast bashkëndjejmë me gjithë familjarët dhe miqtë e tij”.

Mustafa ka kërkuar përgjegjësi dhe vigjilencë nga organet e rendit për vrasjet e shpeshtuara dhe nga mbikëqyrësit dhe inspektoratet e ndërtimit për të garantuar sigurinë e ndërtesave.

“Rastet e tilla na rëndojnë si shoqëri dhe lutemi që të mos përsëriten më”, ka thënë kreu i LDK-së.