Haradinaj reagon për shembjet në Mitrovicë e Fushë Kosovë

Haradinaj reagon për shembjet në Mitrovicë e Fushë Kosovë

Aktuale April 22, 2019 - 22:32
Lexo Detajet

Një hotel u shemb në Mitrovicë sot në mesditë me ç’rast nën gërmadha ka mbetur një punëtor, ndërsa pak më parë është shembur një objekt në Fushë Kosovë i cili ishte në ndërtim e sipër.

Rreth këtyre shembjeve ka reaguar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, këto dy raste sipas tij nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyrën dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

I shqetësuar me rastet e sotme të shembjes së ndërtesave në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejt jetën e punëtorëve dhe qytetarëve përreth. Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyrën dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit dhe më shumë për përgjegjësinë e Komunave në dhënien e lejeve dhe Inspektoratit në kontrollimin e punimeve.
Të gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë sektor duhet të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyrën e punës.
Në këto momente autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit të ngujuar nga gërmadhat e shembjes së objektit në Mitrovicë dhe ky aksion nuk do të kalojë pa ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarja e sotme të mos përsëritet.