Bahtiri kërkon të mos ndalen kërkimet deri në gjetjen e të riut nën gërmadhat e ish-hotelit

Bahtiri kërkon të mos ndalen kërkimet deri në gjetjen e të riut nën gërmadhat e ish-hotelit

Aktuale April 22, 2019 - 23:23
Lexo Detajet

Një person ka mbetur i ngujuar nën gërmadhat e objektit të një ish-hoteli në qytetin e Mitrovicës, një pjesë e të cilit është shembur të hënën.

Në vend të ngjarjes tashmë ndodhet edhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim dhe shpëtim, për të ofruar ndihmën e nevojshme në kërkimin e të riut.

Pjesëtarët e FSK’së, me qen të trajnuar për këso rastesh kërkimi, po synojnë që ta gjejnë në gërmadha punëtorin që ishte duke punuar në rinovimin e ish-hotelit, kur një pjesë e mureve të tij u shemb.

E, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut u ka bërë thirrje organeve kompetente që mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të ngujuar nën gërmadha.

“Kërkoj nga FSK-ja, ekipi i shpëtimtarëve të Zjarrfikësve, Policia dhe personat tjerë përgjegjës, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat e ish hotelit “Adriatiku””, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Edhe pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin”, ka thënë ai.

“Të lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë”, përfundon shkrimi i Bahtirit.