Gani Dreshaj thotë se këto perime i kushtuan 78 euro

Gani Dreshaj thotë se këto perime i kushtuan 78 euro

Aktuale April 22, 2019 - 23:38
Lexo Detajet

Kryetari i Komunës së Istogut Gani Dreshaj, ka thënë se është për keqardhje që ende marketet funksionojnë pa kuponë fiskal.

Ai ka shfaqur indinjatën e tij për disa perime të blera nga një shitës ambulant, të cilat sipas tij i kushtuan 78 euro.

Postimi i plotë në Facebook:

Besoni apo jo, këto perime të blera sot në Pejë, tek një shitës ambulant më kanë kushtuar plot 78 euro.

Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi.

E kam fituar bindjen se shumë shitës në Kosovë caktojnë shumën e produkteve në bazë të dukjes së veturave apo tabelave të regjistrimit që kanë.

I bëj thirrje ministrit Endrit Shala që të ndërmerrë masa dhe në të gjitha tregjet e Kosovës dhe shitjeve ambulantive të vendosen çmimet e produkteve sepse kështu respektohet konsumatori dhe shteti.