Murati: Ligjet nuk po mund të trajtohen si duhet nga deputetët

Murati: Ligjet nuk po mund të trajtohen si duhet nga deputetët

Aktuale maj 15, 2019 - 16:22
Lexo Detajet

Edhe në këtë mandat Kuvendin e Kosovës, e ka përcjellë mungesa e kuorumit, duke bërë që shpesh të mos votohen ligjet që kanë qenë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, apo marrëveshje me rëndësi për vendin.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerësoi se mungesa e deputetëve në punimet e seancave plenare ka bërë që të mos miratohen ligjet që janë paraparë të votohen.

Murati për RTK3 tha se nuk ka ligj të parëndësishëm, ka shume ligje që nuk po mund te trajtohen ashtu siç duhet dhe të gjitha pasojat i bartin direkt qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky Kuvend ka dështuar ta votojë edhe marrëveshjen ndërkombëtare, e cila ka pasur implikime financiare dhe ka pasur marrëveshje të mira për studentët që të arrijnë në vende tjera, por edhe zgjidhjen e kanë qytetarët duke i ndëshkuar me votë të gjithë këta deputet.