Macron vjen me tri mesazhe në Beograd, një prej tyre ka lidhje me Kosovën

Macron vjen me tri mesazhe në Beograd, një prej tyre ka lidhje me Kosovën

Aktuale maj 16, 2019 - 09:37
Lexo tjera detaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka tri pika kryesore të temave për vizitën e tij të planifikuar në Serbi.

Mbështetja për çështjen e caktimit të  kufijve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak janë tri pikat kryesore të pakos me të cilën presidenti francez Emmanuel Macron do ta vizitojë Beogradin më 16 korrik.

“Se nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjes së Kosovës, Macron e ka demonstruar edhe në samitin e Berlinit, ku sipas mediave franceze dhe gjermane, hapur dhe fuqishëm ka qëndruar përballë kancelares gjermane, Angela Merkel”, shkruan portali serb “Telegraf”.

Macron thuhej se në Samitin e Berlinit kishte kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Por, Haradinaj kishte një kundër kërkesë për Macronin duke i kërkuar ta bind Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Telegraf” shkruan se Franca do të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Serbisë. Macron para vizitës së tij në Beograd do të ketë mundësi të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Paris për raundin e dytë të Samitit.