Deputetët i lënë në pritje shoqatat e prekura nga gjenocidi serb, fillimisht diskutojnë për tema tjera

Deputetët i lënë në pritje shoqatat e prekura nga gjenocidi serb, fillimisht diskutojnë për tema tjera

Aktuale maj 16, 2019 - 11:10
Lexo tjera detaje

Ndonëse në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë edhe familjarë të të pagjeturve dhe familjarë të personave që kanë qenë të goditur nga gjenocidi serb në luftën e fundit në Kosovë, deputetët e Kosovës kanë vendosur t’i lënë ata në pritje dhe të shkojnë sipas agjendës së Kuvendit, shkruan "Zëri.info".

Derisa familjarët e të pagjeturve kanë ardhur për të dëgjuar teksa diskutohet për gjenocidin serb në Kosovë, kjo pikë nuk është hedhur në fillim të rendit të ditës.

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli ka shfaqur pakënaqësitë e partisë së tij kundrejt kryeparlamentarit Kadri Veseli i cili nuk i dha përparësi pikave ku do të diskutohej për gjenocidin serb.

Ky është rendi i ditës i seancës së sotme

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

4. Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

5. Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish - Fabrika e tjegullave,

6. Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

7. Caktimi i Ditës së Gjenocidit.